Kronike

Makina del nga rruga, 32-vjeçarja në gjendje të rëndë (FOTO)

Një aksident ka ndodhur në aksin Sarandë-Delvine, ku një automjet ka dalë nga rruga, ku sipas informacioneve, raportohet për dy të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në vendin e quajtur “Qafa e Gjinos”.

Nga dalja nga rruga e një automjeti ka mbetur e plagosur drejtuesja dhe pasagjerja, konkretisht Anisa Zervoi 32-vjeç dhe Evelina Shehu, 49-vjeç.

Dy të plagosurat janë transportuar me autoambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmën e parë.

Mësohet se 32-vjeçarja Zervoi ndodhet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

TRENDING

Exit mobile version