Kronike

Makina del nga rruga për shkak të lagështirës dhe përfundon në lum, dy të plagosur

SHKODËR– Babë e bir kanë shpëtuar mrekullisht, pasi makina me të cilën udhëtonin për shkak të lagështirës ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan në fshatin Hadroj në Pukë.

Policia bën me dije se ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e babait dhe djalit, Z.N 60 vjeç dhe N.N 24 vjeç.

Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj, dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç dhe ku ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve. Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit.’’- njofton policia.

TRENDING

Exit mobile version