Kronike

Makina hyri brenda në lokal, arrestohet i riu që shkaktoi aksidentin me një të plagosur

Një aksident është regjistruar dje në Elbasan, ku dy automjete u përplasën në qendër të qytetit. Nga përplasja një nga makinat ka përfunduar në një nga lokalet aty pranë.

Ndërkohë ditën e sotme është arrestuar një 21-vjeçar, pasi ishte shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin. Kujtojmë se i plagosur mbeti një person.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 21 vjeç, banues në Elbasan, sepse pasditen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 31 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Gjithashtu, nga ky aksident janë shkaktuar dëme materiale në lulishten e një lokali dhe në një automjet të parkuar.

TRENDING

Exit mobile version