Kronike

Makina përfundoi në trotuar, shoferi nën efektin e lëndëve narkotike

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një automjet tip “Benz”, në afërsi të kryqëzimit të “Rrugës së Elbasanit” në Tiranë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në korsinë e kundërt.Mësohet se policia ka vënë në pranga shoferin, i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e drogës.

Siç shihet edhe në këto pamje, shoferi ka humbur kontrollin dhe ka dalë në korsinë tjetër, duke përplasur një automjet, e po ashtu është përplasur edhe me një pemë.Si pasojë e aksidentit, për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, por dëme të shumta materiale.

TRENDING

Exit mobile version