Mesditën e djeshme, një automjet përplasi një motor në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, u bë arrestimi i shtetasit Y. L., 66 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.