Bota

‘Makth’ në ajër për Camillën, shpëton nga vdekja (VIDEO)

Pjesa e parë e avionit të British Airways që transportonte mbretëreshën 75-vjeçare, Camilla nga India në aeroportin Heathrow të Londrës është dëmtuar nga një goditje. Sipas fotove në mediat britanike pjesa e parë e Boeing 777 pësoi dëmtime të rënda në ajër kur një zog goditi avionin pak para se të ulej në kryeqytetin britanik.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme pak pas mesditës. Camilla ka frikë nga avionët dhe shmang udhëtimet ajrore. Gruaja e mbretit Çarls kishte bërë një udhëtim të shkurtër në Indi për t’u çlodhur në një qendër të mjekësisë holistike në Bangalore, kryeqyteti i shtetit Karnataka në Indinë jugore.

Buckingham Palace nuk ka dalë me një deklaratë lidhur me këtë, pavarësisht raporteve në shtypin britanik që konfirmojnë praninë e Camilla në aeroplan.

Një zëdhënës i British Airways tha për incidentin: “Aeroplani u ul i sigurt dhe pasagjerët u zbarkuan pa incidente”.

Edhe pse dëmi duket dramatik, avionët herë pas here godasin zogjtë dhe nuk ka asnjë rrezik për avionin, raporton DailyMail.

TRENDING

Exit mobile version