Kosova

Mali i Zi bashkohet me Serbinë/ Nikoliç flet për ‘The Geopost’

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç synon të bashkojë Malin e Zi me Serbinë dhe gjithçka varet nga politika në Podgoricë, nëse ai do të arrijë qëllimin e tij” –  Kështu tha në një intervistë për The Geopost, Danica Nikolic, redaktore në portalin malazez M.

Sipas saj, qëllimi i krijimit të një bote serbe nuk mund të arrihet në mënyrë paqësore, një kërcënim që, siç thotë ajo, përfshin edhe Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke komentuar takimin e fundit të presidentit të Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Andrea Mandiç, Nikoliç u shpreh se mesazhet që janë dhënë atje janë rrëqethëse.

“(Mesazhet) Sidomos ato që lidhen me të ashtuquajturën botë serbe janë rrëqethëse dhe mund të tingëllojnë, nëse i analizojmë mjaft mirë, madje edhe kërcënuese në kuptimin që nëse qëllimi i tyre për të ashtuquajturën botë serbe nuk arrihet në mënyrë paqësore, do të ketë edhe ngjarje të tjera”, deklaroi Nikoliç

Megjithatë, ajo theksoi se plane të tilla janë të destinuara të dështojnë, por shtoi se vazhdimisht duhen forca që të angazhohen në luftën kundër një ideje të tillë.

“Nuk është se nuk ka pasur tentativa të tilla më parë, jo vetëm gjatë qeverisjes së Vuçicit, por edhe gjatë qeverisjes së Vojisllav Koshtunicës, madje edhe të Boris Tadicit, i cili sot konsiderohet një president disi më përparimtar serb se Vuçici. Pra, ka pasur gjithmonë përpjekje dhe gjithmonë do të ketë. Ne na takon nëse do ta lejojmë arritjen e një qëllimi të tillë” – deklaroi redaktorja në portalin malazez M.

Ajo komentoi gjithashtu edhe marrëdhëniet e Malit të Zi me NATO-n, për të cilën theksoi se sipas informacioneve të besueshme që disponon, aleanca ka rezerva ndaj Malit të Zi, sidomos kur bëhet fjalë për ndarjen e informacioneve konfidenciale.

TRENDING

Exit mobile version