Kronike

Maliq, arrestohet 62 vjeçari, akuzohet se ngacmoi dhe përndoqi një 12 vjeçare

Një 62 vjeçar u vu në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme nga komisariati i Maliqit. Sipas burimeve, bëhet me dije se i arrestuari ka ngacmuar me fjalë dhe ka përndjekur një vajzë 12 vjeçare, nxënëse shkolle. Ka qenë e mitura që i ka treguar gjyshes së saj, e më pas në praninë edhe të psikologes së shkollës, kanë bërë denoncimin pranë policisë. Këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit, dhe prej pak kohësh po mbahej nën mbikqyrje nga ana e policis, informon gazetari

Lajmi ne perditesim…

TRENDING

Exit mobile version