Aktualitet

Maliqi: Shqiptarët duhet ta dinë që kemi një kryeministër të lidhur me mafien

Ish-deputeti Lefter Maliqi në një intervistë televizive u shpreh se për ngjarjen e ndodhur në burgun e Peqinit ditën e djeshme, hetimet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, pasi kjo Prokurori është e kapur.

Nga ana tjetër, ai bën thirrje shqiptarëve ta kuptojnë se kemi një kryeministër i cili aktron gjithë kohës dhe është i lidhur me mafien.

“Në SPAK nuk e çojnë dot. Ja lanë qëllimisht Prokurorisë së Elbasanit, se kontrollohet. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se kemi një kryeministër që aktron është i lidhur keq me mafien, nuk fiton asnjëherë zgjedhjet, vetëm me kërcënime, me manipulime, me spiunë. Tani që opozita del në shesh i bën presion Sali Berishës, Ilir Metës. Ka ngrënë shokët e vetë në besë. Është krim i rëndë. Kriminalizoi vendin dhe e ka bërë vendin të pashpresë”, thotë Maliqi.

Maliqi thotë se do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Sali Berisha ditën e hënë përpara ambjenteve të Kuvendit. Sipas tij, jemi në një situatë mjaft të vështirë, ku kemi arritur deri aty sa vëllai të mos dojë vëllanë dhe fëmija prindin, pasi kemi një kryeministër që nuk e do Shqipërinë.

“Të hënën jam në KAS kundër venidmit anit-ligjor të Celibashit për shkak se kryebashkiaku i Kuçovës ka qenë i dënuar në Greqi. Më pas do t’i bashkohem protestës. Ne nuk do të ndalemi. Bëhet fjalë për të ardhmen e vendit. Cënohet siguria e lartë. Vendi kontrollohet nga bandat të lidhur me këtë kryemafioz. Vetëm vjedhin ,e mbolli Shqipërinë me drogë. Shqiptarët duhet ta dijnë, kemi arritur aty që vëllai të mos dojë vëllanë, fëmija prindin. Ky është i miri i botës dhe i keqi i vendit. Shqipëria është e para, pastaj mbaj marrëdhëniet me të tjerët. Në Berat dhe Kuçovë dhe kudo shtëpi bosh, toka bosh. Vetëm Tirana mbushet, me afganë dhe me të tjerë se vijnë studentët. Ka arritur Tirana me 35 deputetë do shkojë me 45 deputetë”, u shpreh Lefter Maliqi.

TRENDING

Exit mobile version