Poem Blu ka bërë udhëtimin e parë drejt Kosovës. Pak ditë më parë ajo së bashku me mami Sarën dhe babi Ledrin, udhëtuan për te shtëpia e gjyshërve, të cilët e kanë pritur shumë ngrohtë.
E para që e ndau këtë gëzim kaq të madh ishte gjyshe Xheraldina, që ka ndarë në rrjete sociale foton e parë me mbesën e saj.
Ajo ka publikuar në “Instagram” një foto, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë Poem Blu. Xheraldina duket se është emocionuar pafund nga ky takim dhe e ka përshkruar më së miri me pak fjalë. gsh/
“Dhe ajo erdhi dhe zemra ime shkriu dhe filloi të rrahë në një ritëm tjetër”, ka shkruar nëna e reperit të njohur.
Xheraldina ka publikuar një video edhe nga shtëpia e tyre në Prishtinë, e cila është zbukuruar e gjitha duke nisur që nga oborri.
Në hyrje të shtëpisë dhe kudo janë vendosur tullumbace dhe arush, e diku është shkruar: “Mirë se erdhe Poem”. Pritje më të ëmbël se kaq nuk mund të kishte për të voglën, që për pak ditë feston 1-mujorin e lindjes.