NTV
No Result
View All Result
17/02/2021 , 15:51
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
17/02/2021 , 15:51
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Manastirliu-Veliaj inspektojnë Qendrën e re shëndetësore: Hapim 4 pika të reja të testimit të shpejtë

by Ballhysa
30/01/2021 , 12:16
Manastirliu-Veliaj inspektojnë Qendrën e re shëndetësore: Hapim 4 pika të reja të testimit të shpejtë
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore ‘Kodra e Diellit’, të ndërtuar me programin e 300 qendrave shëndetësore.

Duke u shprehur se pavarësisht pandemisë, puna për hapjen e qendrave të reja shëndetësore nuk ka ndalur, Manastirliu ka theksuar se qendra shëndetësore ‘Kodra e Diellit’ do t’ju shërbejë 12 mijë banorëve duke ofruar shërbime të aksesueshme dhe afër vendbanimit.

“12 mijë banorë do të kenë tashmë qendrën e tyre shëndetësore afër vendbanimit dhe jam e kënaqur që arritëm që ta krijojmë këtë pikë të re ambulance të Qendrës Shëndetësore Selitë, në një kohë të shkurtër, me gjithë ekipin e mjekëve dhe infermierëve që i shërbejnë komunitetit. Në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore kemi mundësuar përmirësimin e infrastrukturës në fshat, në qytet me të njëjtat standarde me rehabilitimin e të gjitha qendrave shëndetësore në vend, por gjithashtu ia kemi dalë të shtojmë shërbime, duke hapur qendra të reja në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka bërë me dije se nga dita e hënë në Tiranë do të shtohen 4 pika të reja për testimin e shpejtë në komunitet, me qëllim kapjen e hershme dhe izolimin e rasteve me COVID19.

“Në Tiranë kemi 6 pika testimi dhe nga dita e hënë do të kemi edhe 4 pika të reja, pra 10 pika në Tiranë që do ti dedikohen testimit të shpejtë, nëpërmjet testit të shpejtë të antigenit që kryhet nga epidemiologe të trajnuar dhe që sigurisht rrisin shpejtësinë e bërjes së testit, shkurojnë kohën e pritjes dhe bëjnë atë që ne synojmë, kapjen e hershme, izolimin e rasteve dhe shkëputjen e zinxhirit të infeksionit”, tha Manastirliu.

Kryetari Bashkisë Erion Veliaj është shprehur se në të gjitha lagjen e Tiranës tashmë ofrohet shërbim me standarde dhe afër vendbanimit.

“Ofrohet i njëjti shërbim si në qendër të Bllokut ashtu edhe në periferi pa qene nevoja të bëjmë atë eksodin tipik që kemi bërë historikish”, tha Veliaj, duke vlerësuar punën e bërë për rehabilitimin e qendrave shëndetësore.
Në Tiranë veç pikës së re “Kodra e Diellit do të shtohen edhe dy pika të tjera të ambulancave në Lana-Bregas dhe në zonën e Astirit.

Top Channel/

Tags: Erion VeliajkryesoreOgerta Manastirliuqendra shendetsore

Related Posts

Ngjarja e rëndë ku humbën jetën dy elektricistët, Policia jep detaje: Trupat u nxorën nga polumbarët e RENEA-s
Aktualitet

Ngjarja e rëndë ku humbën jetën dy elektricistët, Policia jep detaje: Trupat u nxorën nga polumbarët e RENEA-s

17/02/2021 , 9:51
Rama flet për përmbytjet: Gjithë struktura e shtetit u vu në lëvizje, reforma e bërë në kanalet kulluese dha efekt pozitiv
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama uron shqiptarët për Pavarësinë e Kosovës

17/02/2021 , 9:04
Eurostat: Pandemia e koronavirusit më fatale te meshkujt, regjistrojnë 65% të vdekjeve
Aktualitet

Eurostat: Pandemia e koronavirusit më fatale te meshkujt, regjistrojnë 65% të vdekjeve

17/02/2021 , 8:55

Recent Posts

  • Covid – Fauci: Vaksina mund të administrohet çdo vit, njësoj si ajo e gripit
  • Ngjarja e rëndë ku humbën jetën dy elektricistët, Policia jep detaje: Trupat u nxorën nga polumbarët e RENEA-s
  • Porto Romano-Çernobili i Adriatikut: Kulmi i papërgjegjshmërisë së pushtetarëve dhe ekstrem i indiferencës së qytetarëve të Durrësit
  • Grabitet banesa e 80-vjeçares në Tiranë, autorët morën një shumë parash
  • Mevlani fton në kërcim Antonelën! “Më pëlqeu puthja në buzë”/ Ledjana bën veprimin e papritur

Kategorite

  • Aktualitet (1,828)
  • Bota (1,824)
  • DOSSIER (13)
  • Ekonomi (229)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (114)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (285)
  • Kronike (597)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (592)
  • MEMORIE (26)
  • Moti (112)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,115)
  • Politike (727)
  • Rajon (164)
  • REAGIM (110)
  • Shendeti (411)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (367)
  • Videonews (349)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!