Sport

Manchester City përgatitet për goditjen e madhe

Manchester City është seriozisht në garë për të sjellë në “Etihad” ish-mesfushorin e Milanit, Lucas Paqueta.

Negociatat me “qytetarëve” dhe West Ham janë të avancuara dhe dita ditës ka të reja. Paqueta ka arritur marrëveshjen personale me klubin kampion të Anglisë dhe dëshiron me patjetër transferimin te kampionët e Europës.

City ka dërguar ofertën e parë prej 70 milionë paund, por West Ham kërkon të paktën 90 milionë. Ndërkohë, Manchester City po përgatit ofertën e radhës për brazilianin e talentuar.

TRENDING

Exit mobile version