Sport

Manchester United ‘kthen’ Reguilonin te Tottenham Hotspur

Tani është zyrtare: Sergio Reguilon largohet nga Manchester United dhe kthehet në Tottenham Hotsour.Faqja zyrtare e klubit nga Old Trafford ka njoftuar ndërprerjen e huazimit të mbrojtësit spanjoll.“Sergio Reguilon rikthehet në klubin e tij, Tottenham Hotspur, pasi Manchester United aktivizoi një klauzolë përfundimi në kontratën e huazimit”.“Sergio përmbushi rolin për të cilin u punësua: duke mbuluar Luke Shaë dhe Tyrell Malacia ndërsa të dy ishin jashtë me lëndime afatgjata”, ka shkruar United.Reguilon luajti 12 ndeshje gjatë periudhës së tij të huazimit te Djajtë e Kuq.Fakti i rikthimit të hershëm të Shaë dhe Malacia, si dhe shkathtësia e Diogo Dalot, kanë bërë që Manchester United të ‘presë’ Reguilonin.Tani duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me spanjollin në Tottenham, pasi Spurs kanë disa zgjidhje në pozitën e tij.

TRENDING

Exit mobile version