Sport

Manchester United përmbys “çekiçët”, “djajtë e kuq” vazhdojnë marshimin në “FA Cup”

Ndeshje pas ndeshje, tekniku hollandez Erik ten Hag po tregon se ka gjetur formulën e duhur për të ringjallur “shpirtin” e lojës, te “djajtë e kuq” dhe mbrëmjen e sotme ka ardhur fitorja e radhës, ku në “Old Trafford”, United ka përmbysur gjithçka duke triumfuar ndaj londinezëve të West Ham.

Gjithçka nodhi në pjesën e dytë, me fraksionin e parë të lojës, që u mbyll me rezultatin e bardhë 0 me 0. Sfidën e zhbllokuan miqtë, me algjerianin Said Benrahama, që “shtangu” portierin De Gea, në minutën e 54’-të, të sfidës.

Pas këtij goli do të fillonin sulmet e njëpasnjëshme të “djajve”, të cilët gjetën golin e barazimit në minutën e 77’-të, pas autogolit të mbrojtësit francez Aguerd. Për hipotekimin e biletës së çerek-finales së “FA Cup” menduan Garnacho dhe Fred, të cilët shënuan 2 gola të shpejtë në minutat e fundit, respektivisht në të 90’-të dhe 94’-tën.

SHIKONI GOLAT:

TRENDING

Exit mobile version