Sport

Manchester United rikthehet të fitojë, ‘Djajtë’ kalojnë raundin në FA Cup

FA Cup luajti raundin e 1/32, aty ku Manchester United fitoi 0-2 në udhëtim kundër Wigan Athletic dhe kësisoj kalon më tej në këtë turne, duke dashur t’i shkojë deri në fund për të ngritur trofeun.

Në “DW Stadium”, dueli u zhbllokua pas 22 minutave lojë me Diego Dalot, i cili shfrytëzoi mirë një pasim të Rashford dhe e dërgoi sferën në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa në fraksionin e dytë ishte një penallti e Bruno Fernandes në të 74 minutë që i dërgoi shifrat në 0-2.

United ia del të fitojë, duke marrë suksesin e dytë në shtatë ndeshjet e fundit dhe duke qetësuar disi situatën e trajnerit ten Hag, që është përfolur për një largim të mundshëm. Në raundin e radhës, United do përballet me fituesin e çiftit Newport – Eastleigh.

 

TRENDING

Exit mobile version