Sport

Manchester United tregon sa peshon fanella, përmbys Aston Villan

Manchester United fitoi 3-2 kundër Aston Villas për javën e 19-të në Premier League. Djemtë e ten Hag treguan cilësi në ‘Old Trafford’, duke përmbysur ndeshjen përpara tifozëve të tyre. Sfida nisi keq për “Djajtë e Kuq”, me McGinn dhe Dendoncker që shënuan për herë për Aston Villan në pjesën e parë duke befasuar të kuqtë. Kur u duke se United do shkonte te humbja e radhës, ishte Garnacho që me dopietë në minutat 59-të dhe 71 barazoi gjithçka. Dueli më pas ishte me raste dhe goli i tri pikëve për United u shënua nga Hojlund në të 82 minutë. Ky ishte goli i parë për danezin me fanellën e United. Tanimë të besuarit e ten Hag ngjiten në vendin e gjashtë me 31 pikë, teksa Aston Villa me 39 pikë mbetet në vendin e tretë.

TRENDING

Exit mobile version