Aktualitet

Manjani: Meta ka patur dijeni të plotë për inceneratorët

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi në emisionin “Top Story” se Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë patur dijeni të plotë në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Ai tha se për 4 vite sa ishin bashkë kjo çështjen nuk u përmend nga LSI, por prishja e paktit mes dy partive e ktheu në një çështje. Po ashtu, ai tha se ka ndikuar dhe prishja e marrëdhënieve LSI-Lefter Koka.

“Në 2013 Shqipëria ka pasur një strategji për mbledhjen e mbetjeve, kur ka ardh PS-ja në qeverisje. Biznesi i riciklimit në Shqipëri asokohe u nxit vërtet, kishte nis diçka, kur merr vendimet qeveria orientohet edhe biznesi. Nga ky moment e deri tek vendimi për të ndërtuar e për të shkuar te strategjia për ricenerim, askush nuk ka ditur asgjë. Ne për inceneratorët kemi filluar të flasim në 2019-2020.

Qeveria e asaj kohe ka marre një vendim për të anuluar një ligj në fuqi, ky vendim i takonte qeverisë ta sqaronte me detaje se nuk është turp të sqarohet por nuk u bë kurrë. Kjo është absolutisht politikë fillon e mbaron te politika, një qeveri që vjen në pushtet dhe prek buxhetin ka detyrë të informojë publikun.

Pse u arrit në këtë konkluzion, ka pasur një përpjekje për këtë emergjencën mjedisore, që është një fjalë shumë e madhe që duhet të trajtohet vetëm në disa institucione. PS dhe LSI kanë patur dijeni të plotë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Rama dhe Meta si drejtues institucioni duhet ti shpjegonin në kohë popullit shqiptar që do të ndërtohej diçka tjetër më e mirë. Çështja mbi inceneratorët doli pasi kishte filluar ndërtimi i tyre. Pse inceneratorët u bënë kaq interesant për publikun.

Së pari, prishja e paktit PS-LSI është shkaku numër 1. Nuk iu dha zë gjatë 4 viteve që ata ishin bashkë. E dyta, është prishja e paktit LSI-Lefter Koka. Dhe e treta e është krisja tregtare. Krejt pa pritur aleatët u bënë armiq. Po ashtu, është edhe sjellja e drejtësisë për këtë çështje., e cilë  është thjesht si urgjenca që trajton një simptomë të radhës por nuk e shëron sëmundjen totalisht merret me një denoncim dhe hajde arrestojmë disa njerëz” -u shpreh Manjani.

Ai shtroi edhe një pyetje tjetër. Ai tha se LSI-ja është ajo që ka denoncuar inceneratorët, por askush nuk e ka pyetur LSI-në (tani Partia e Lirisë) kur u mor vendimi për inceneratorët.

Matjani tha se duhet pyetur se cili është raporti mes ish-ministrit Lefter Koka dhe LSI-së.

“Cili është raporti Lefter-LSI? Kjo çështje mbledh disa faktorë brenda. Pse duhet të jetë drejtësia në këtë lojë? Larg çdo pritshmërie, SPAK ka gabuar rëndë dhe jep mesazhin e një gjëje shumë te papjekur. Nëse s’ke argumente, te politika do shkosh, janë lojëra të nëndheshme. SPAK e kemi bërë për të gjet të nëndheshmen. Në një vend që qeveria krenohet që ka reformuar drejtësinë, drejtësia nuk është e pavarur, sepse i shërben partisë në pushtet. Kjo është drejtësi popullore, këtë nuk ia uroj as Edi Ramës”, tha Manjani.

TRENDING

Exit mobile version