Politike

Manjani-Nokës: Do hysh në zgjedhje me 1 këmbë e do humbësh, s’bën kush luftë për ju

Ish-ministri Ylli Manjani i tha deputetit Flamur Noka, se ai do të futet në zgjedhje, pavarësisht thirrjeve të tij se s’mund të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër.

Ndërsa debatonin në studion e “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania Manjani i tha Nokës se shumica e shqiptarëve, që janë kundër Edi Ramës duan zgjedhje e jo luftë, ndaj ai ka për t’u futur në zgjedhje “me një këmbë”.

“Shqiptarët që nuk e duan qeverinë janë shumë, por nuk janë gati të hynë në luftë. Me ça do e bësh luftën ti zotëri?

Ti do bëhesh gati për zgjedhje, sepse do hysh në zgjedhje me një këmbë si ke hyrë gjithmonë, do humbësh dhe do thuash na kanë vjedhur zgjedhjet.

Kjo është më e pandershme. shqiptarët që duan zgjedhje janë më shumë, kjo është e provuar e stërprovuar dhe në këtë pikë Flamur ti nuk mund  të jesh monopoli i opozitës.

Nëse do të jesh monopoli i opozitës duhet t’i përgjigjesh të gjitha shtresave sociale. Shumica duan zgjedhje, normalitet, alternativ, përfaqësim”,-tha Manjani.

TRENDING

Exit mobile version