Rajon

Maqedonia e Veriut gjobë për ata që punojnë të dielën, kategoritë që përjashtohen

SHKUP – Maqedonia e Veriut ka miratuar një ligj lidhur me ushtrimin e punës gjatë të dielave, sipas të cilit, punonjësit do të duhet të mos punojnë në fundjavë, pasi do të pezullohen nga puna për 15 ditë, ndërsa kompanitë do të gjobiten deri në 1000 euro. Referuar ligjit në fjalë, ndalohen punonjësit e marketeve, gastronomisë dhe disa sektorëve të tjerë të punojnë ditën e dielë.

Ligji, i cili hyri në fuqi në 3 janar, detyron punonjësit për kategoritë e caktuara që mos punojnë të dielën, ose në rast të kundërt do të gjobiten. Personat që konstatohen duke punuar të dielave do të humbasin punën për 15 ditë herën e parë dhe deri në 30 ditë nëse përsëritet. Bizneset do të gjobiten me 200 deri në 1000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë.

Këtej e tutje, punëdhënësi e ka obligim që t’i dërgojë një listë Inspektoratit të Punës të shtunave, për personat që do të punojnë të dielave. Inspektorati i Punës do të vërtetojë nëse punonjësit që do të dalin në punë të dielave janë paguar më shumë, apo jo.

Qendrat tregtare kanë të drejtë të punojnë të dielave, nga ora 10 deri në orën 20:00. Të dielën do të jenë të hapura farmacitë, pikat e karburantit, furrat e bukës dhe të gjitha aktivitetet e tjera ku është e pamundur të ndalet procesi i prodhimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version