NTV
No Result
View All Result
19/04/2021 , 14:08
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
19/04/2021 , 14:08
NTV
No Result
View All Result
Home Rajon

Maqedonia e Veriut regjistron shtatë viktima dhe 416 të infektuar me COVID-19

by Cuci
12/02/2021 , 10:18
SHBA – Mbi 30 milionë të infektuar me COVID
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të enjten për shtatë persona të vdekur dhe 416 të tjerë të infektuar me koronavirus, bazuar në testimin e 2,705 mostrave në klinikat publike e private.

Viktimat janë, tri në Shkup (61,66 dhe 86 vjeç) dy në Strugë (53 dhe 73 vjeç) dhe nga një në Ohër (69) dhe Kavadar (84). Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Sa u përket të infektuarve, numri më i madh i tyre është në Shkup, gjithsej 186 persona ndërsa numër më i vogël është regjistruar në 29 qytete tjera.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë bën të ditur edhe për 278 persona të shëruar në 24 orët e fundit.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, janë diagnostikuar 96.152 persona.

Prej tyre 87.122 janë shëruar, 2.966 persona kanë humbur jetën.

Raste aktive janë 6,064.

Maqedonia e Veriut ndërkohë nuk ka arritur as të enjten të pranojë donacionin nga Serbia prej rreth 8 mijë vaksinave të kompanisë Pfizer kundër COVID-19.

Një ditë më parë Qeveria maqedonase kishte informuar publikun se të enjten në mesditë do të mbërrinin vaksinat e dhuruara nga Beogradi zyrtar, por kompania amerikane nuk ka miratuar ende dhurimin e tyre.

“Pranim-dorëzimi i kontingjentit u anulua për çështje teknike. Të dyja qeveritë janë në komunikim të vazhdueshëm dhe jemi njoftuar që dokumentacioni nga Republika e Serbisë është kompletuar plotësisht. Për momentin pritet në afatin më të shkurtër të mundshëm kompania Pfizer të lëshojë një aprovim të dokumentuar deri te Beogradi zyrtar dhe pastaj menjëherë do të realizohet pranim-dorëzimi i dozave”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev të martën paralajmëroi se më 16 shkurt do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut 200 mijë vaksina kineze “Sinovac” ndërsa përmes platformës COVAX do të arrijnë edhe doza të tjera vaksinash deri në fund të marsit.

Related Posts

Deutsche Welle/ COVID në Ballkanin Perëndimor: Dallime të mëdha në fushatat e vaksinimit
Rajon

Deutsche Welle/ COVID në Ballkanin Perëndimor: Dallime të mëdha në fushatat e vaksinimit

19/04/2021 , 10:17
31 të vdekur në Maqedoni në 24 orët e fundit/ Regjistrohen 824 raste të reja me COVID
Rajon

31 të vdekur në Maqedoni në 24 orët e fundit/ Regjistrohen 824 raste të reja me COVID

18/04/2021 , 11:10
Punonjësit sezonalë që do të punësohen këtë vit në Greqi!
Rajon

Punonjësit sezonalë që do të punësohen këtë vit në Greqi!

16/04/2021 , 9:52

Recent Posts

  • Greqia heq karantinën për vizitorët nga disa vende
  • Frikë se Covid përhapet përmes ushqimit, flasin ekspertët…
  • Ndodh në Britaninë e Madhe, përfiton 5 mijë paund nëse pranon të riinfektohesh me COVID
  • Covid dhe lidhja që ai ka me flokët! Më shumë infekton ata që nuk i kanë…
  • Mushkonjat përhapin Covid? OBSH: Deri tani nuk ka prova që ta vërtetojnë

Kategorite

  • Aktualitet (2,260)
  • Bota (2,794)
  • DOSSIER (70)
  • Ekonomi (273)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (169)
  • Kembimi valutor (29)
  • Kosove (399)
  • Kronike (1,085)
  • kryesore (4)
  • Kulture (59)
  • Kuriozitete (4)
  • LAJMI I FUNDIT (155)
  • Lifestyle (778)
  • MEMORIE (37)
  • Moti (159)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (2,161)
  • Politike (1,641)
  • Rajon (224)
  • REAGIM (146)
  • Shendeti (517)
  • Shkrime (18)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (103)
  • Sport (662)
  • Videonews (390)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!