Bota

Margaret Keenan pas vaksinës anti-COVID: Po ndihem shumë mirë

BRITANI E MADHE- E moshuara Margaret Keenan është personi i parë i cili ka bërë vaksinën anti-COVID në Mbretërinë e Bashkuar dhe sot është liruar nga spitali.

Margaret Keenan e cila do të mbush moshën 91 vjeçare javën e ardhshme është shprehur se për të kjo vaksinë ishte si një dhuratë e hershme për ditën e lindjes së saj.

Ajo ka thënë se është mirënjohëse për faktin që është njeriu i parë i cili i është nënshtruar vaksinimit duke dhënë dhe mesazhin plotë jetë dhe shpesë “Këshilla ime për këdo që heziton për vaksinën është ta marrë. Nëse unë munda të arrij moshën 90 vjeçare, edhe ti mundesh”

Margaret pasi doli nga spitali është shprehur se, “Po ndihem shumë dhe më vjen mirë që po shkoj në shtëpi, që të kalojë një jetë të mirë dhe të shëndetshme me familjen” .

Britania është vendi i parë në botë i cili miratoi vaksinën anti-COVID, ditën e sotme ka konfirmuar se do të nisë vaksinën edhe Kanadaja, ndërkohë qe sot do të zhvillohen diskutimet për miratimin në ShBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version