Sport

Mario Goetze firmos një kontratë të re me klubin Hollandez

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Mario Goetze, është lojtari më i ri i PSV-së. 28-vjeçari ishte një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me klubin gjerman kishte përfunduar. Ishte vetë klubi holandez ai që konfirmoi afrimin e Goetze, përmes një postimi në “Twitter”.

U interesua për t’u bashkuar me ne pas një bisedimi me trajnerin Roger Schmidt, jemi shumë krenar për këtë fakt,” shpjegon drejtori sportiv i PSV-së, John de Jong.

Heroi i Gjermanisë në Kupën e Botës 2014 ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me skuadrën e re. Në sezonin e kaluar Goetze luajti në 21 ndeshje me verdhezinjtë, por duhet theksuar se dëmtimet e shpeshta nuk e kanë lënë të qetë gjermanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version