Aktualitet

“Marr vetëm 7 mijë lekë në muaj”- Publikohet video, momenti kur gruaja tenton t’i vëri flakën vetes

Qyteti i Durrësit u përfshi nga paniku ditën e sotme, pasi një grua tentoi t’i vinte flakën vetes, në sheshin “Liria” në Durrës, përpara Bashkisë.

Gruaja, e identifikuar si Fatime Gashi, tentoi të digjte veten, ndërsa mbante në duar një bidon me benzinë.

Kanë qenë kalimtarët që kanë njoftuar policinë, ndërsa në videon e publikuar nga “Panorama”, gruaja dëgjohet të ankohet për kushtet e vështira ekonomike në të cilat jeton.

“Marr vetëm 70 mijë lekë në muaj”, dëgjohet t’i thotë ajo efektivë të policisë, të cilët përpiqen ta qetësojnë.

gsh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version