Aktualitet

Marrëveshja për refugjatët/ Qytetarët: Mos ma sill Afrikën më sill Europën

Marrëveshja e nënshhkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për strehim e refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër nuk është pritur mirë nga qytetarë lezhjanë.

Pasditen e sotme dhjetra qytetarë u mblodhën në një marshim kundër ngritjes së kampeve për refugjatët që do të vijnë nga Italia.

Sipas ish-kryetarit të komunës së Shëngjinit Salvador Kacaj, Rama ka një urrejtje patologjike për veriun. Gjergj Kastrioti e zgjodhi Lezhën për të bërë “Besëlidhjen” ndërsa Rama zgjedh Lezhën për të sjellë emigrantët që nuk duan as të vijnë në Shqipëri. Qytetarët vijuan marshimin përgjatë shetitores me pankarta në duar me thirrjen, “mos bëni pazar me vendin tonë” ku me pas u ndalën tek busti i Atë Gjergj Fishtës.

TRENDING

Exit mobile version