Digital Clock
8:10:45

Marrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë, Stoltenberg takon Lajçak: Zgjidhjet politike afatgjata, interes i përbashkët

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ku kanë folur për marrëveshjes për targat mes Kosovës e Serbisë.

Përmes Twitter-it, Stoltenberg ka thënë se është interes i NATO-s dhe BE-së që të ketë zgjidhje të përbashkëta afatgjate në rajon.

Stoltenberg theksoi se KFOR-i do të sigurojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes.
“Diskutuam me të dërguarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në lidhje me marrëveshjen për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. NATO e KFOR-i vazhdon të sigurojë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes. NATO-ja dhe BE-ja kanë interes të përbashkët në zgjidhjet afatgjata politike në rajon”, shkruan ai.

Kliko tani per te perfituar nga Oferta!

Related Posts

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist