Bota

Marrëveshja/ Zogu është i lirë

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka përfunduar blerjen e Twitter për një shumë prej 44 miliardë dollarë, teksa reagoi edhe me një mesazh: Zogu është  i lirë, një referencë kjo e dukshme për mbylljen e marrëveshjes.

‘Blerja e cicërimave’ mbyll një sagë që rrezikonte të shkonte në kalvarin e dyerve të gjykatave amerikane, ndonse drejtuesit e Twitter nuk e kanë konfirmuar ende shitjen.

Ndërkohë aksionet e platformës së mediave sociale janë pezulluar nga tregtimi në bursat ndërkombëtare

Musk ka deklaruar se ai bleu platformën e mediave sociale për të ndihmuar njerëzimin dhe donte që “qytetërimi të kishte një shesh të përbashkët dixhital.”

Gjithsesi Twitter tani hyn në një kapitull të ri, me pyetje ende të varura mbi atë që Musk planifikon të bëjë me një platformë që luan një rol të jashtëzakonshëm në peizazhin politik dhe mediatik.

 

 

TRENDING

Exit mobile version