Aktualitet

Marrëveshja e refugjatëve/ Kadare: Fëmijët tanë kanë baballarë italianë

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka reaguar ditën e sotme për marrëveshjen e fundit me Italinë për refugjatët.

Kadare ka folur për median italiane “La Stampa”, ku është shprehur në mbështetje të marrëveshjes, që parashikon hapjen e dy qendrave për pritjen e refugjatëve në Shëngin dhe Gjadër, për emigrantët e paligjshëm të vendeve të treta që shkojnë në Itali.

Nuk e kuptoj, ku qëndron problemi me këtë marrëveshje, për sa kohë Shqipëria dhe Italia janë dy vende më të bashkuara se kurrë? Nuk më interesojnë gjërat e vogla, çfarë ndodh mes qeverive, protestat apo pushteti.

Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar, janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qëndron problemi? Një marrëveshje? Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”, ka thënë Kadare.

Marrëveshja e lidhur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane ka ngjallur reagime të shumta si në vendin tonë edhe në gadishullin apenin, pasi u njoftua nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni.

TRENDING

Exit mobile version