Kosova

‘Marshit për Drejtësi’, familjarët e Thaçit dhe Veselit në krye të rreshtit

Familjet e dy prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë parë t’i prijnë Marshit të sotëm për Drejtësi. Në mesin e mijëra qytetarëve shihet se ato që prijnë janë fëmijët dhe të afërmit e ish presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krye parlamentarit Kadri Veseli. Pjesë e këtij marshi janë gruaja e Hashim Thaçit, djali Endriti si dhe gruaja e Kadri Veselit.

Qytetarët u mblodhën fillimisht te parkingu prapa Pallatit të Rinisë, e më pas vazhduan drejt sheshit “Zahir Pajaziti”. Ky marshim po bëhet për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët do ta nisin betejën me drejtësinë nesër në Hagë.

TRENDING

Exit mobile version