Shkrime
Matura, 4 dhjetat e gjuhës dhe gjuhëtarët

Nga Ledi Shamku Shkreli
E njoh arsimin aq sa për të lexuar të dhëna krahasimtare e sidomos e njoh mirë procesin shkollor formues me gjuhë e kulturë, si këtu po edhe në Europë. Jetoj mes dy botësh shkollore, pra dij se ç’them.
Kjo maturë na dha qartas pasqyrën: 4 dhjeta në provimin e Gjuhë-Letërsisë karshi 362 dhjetave në matematikë. Dëgjova me kujdes çdo argument, çdo përdorim e shpërdorim politik, çdo hakërrim apo ankim pa analizë. (Testin e studiova, është korrekt).
Ndjesë, po e keni gabim! Të gjithë. Ky hendek mes gjuhes dhe matematikës ka vetëm një palë fajtorë: nuk është fajtore as Ministria e as Shkolla! Jo! Fajorët e vetëm jemi ne Gjuhëtarët. Pooo po! Ne! Gjuhëtarët i kanë qëndruar deri me sot krejt larg edukimit shkollor.
Me skeptrin e drejtshkrimit ne dore, të dashuruar si narcizë me granatikat e veta, shpërfillës e përbuzës ndaj çdo testimi gjuhësor në vite, kanë qëndruar, kemi qëndruar si Sfinksa hijerëndë e pa gojë në tryezat tona te studimit, pa i hedhur kurrë sytë nga shkolla, madje duke e torturuar shkollën! Jam nënë e tre nxënësve, dhe kam parë sesi
Gramatika e Akademisë së Shkencave, e thjeshtuar në fare pak paragrafë, u është rrasur në tekste e programe nxënësve a thua se do të dalin të gjithë gjuhëtarë së andejmi. Jemi shqetësuar vec a dini të shkruani me drejtshkrim, po nuk e kemi vrarë fare mendjen a e njihni dhe a e doni Shqipen. Kështu siç ua kemi bërë ne, kaq vetëm sa ju kemi lënë ne gjuhëtarët në rrugën e nxënies së Shqipes si kulturë e gjuhë, keni shumë të drejtë të mos e kuptoni e të mos e doni.
Në emër të Institucionit tim, Akademisë së Studimeve Albanologjike, ju jap fjalën se ky është viti i fundit që gjuhëtarët e lenë shkollën vetëm. Do dimë t’ju bëjmë të dini e të doni. Keni pasionin tonë si premtim.
Shqipja? Do t’ju ndriçojë zemrat dhe mendjet. Dhe madje do të rrisë edhe më dhjetat e matematikës e të çdo lende tjetër. Gjithçka është gjuhë, edhe një formulë matematike, edhe një “Të dua”.
Shihemi shpejt me lajme të reja!

Shkrime
Unë dua të di përse ndodhin këto krime në Shqipëri

Meri Lika
Në fakt unë nuk dua të di a ndodhin në botë këto krime, unë nuk dua të di a ndodhin në Amerikë, unë po ashtu nuk dua të di a bëhen filma për to, unë dua të di përse ndodhin këtu.
Unë jam nënë dhe në shpirtin tim ka tre ditë që më godet pa pushim një ndjenjë frike, pasigurie, paaftësie, pamundësie dhe një dhimbje e madhe e cila më ka pushtuar nga momenti që mora vesh lajmin për vrasjen e vogëlushes në bregun e detit. Unë jam nga Vlora, jam rritur pranë detit, atëherë kur nuk kishte jahte, skafe e gomone dhe kam notuar në thellësitë e tij pa frikë, e mbushur me dëshirën për të përfshirë në krahët e mi, që përplaseshin, një hapësirë të pafund por dhe me dëshirën që njëjtë të më përfshinte edhe ajo hapësirë mua.
Sa herë jam zhytur në të, fëmijë por edhe tani, kurrë nuk kam menduar se Deti është një anarshi pa rregulla, pa ligje, pa vija të bardha, pa polic që të gjobit. Asnjëherë nuk e kam menduar detin si një hapësirë të çoroditur njëjtë si shoqërinë që kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë ne jetëshkurtërit dykëmbesh.
Deti nuk ka nevojë për qeveri, as për polic, as për sinjalistikë, as për inçeneratorë, madje as për matrapazë e sahanlëpirës që shesin veten dhe prindërimin për disa kacidhe të përlyera. Deti nuk ka nevojë për asnjë nga rregullat tona, sepse Zoti e krijoi botën, ku bën pjesë edhe deti, në një balancë perfekte.
Deti është aty që t’i japë femijës kënaqësinë e pllaquritjes në breg, ai me shumë dashuri të jepë mundësinë për të përvetësuar një aftësi të re, notin, dhe me të të mundesh ta zotërosh.
Por, vogëlushen nuk e lanë të hynte në përhumbjen e magjishme të përfitimit të kësaj aftësie, që vetëm deti di të ta japë.
Atë e vrau një polic! Njëjtë si vrau Klodian Rashën. E vrau një punonjës i shtetit i cili paguhet që të të mbroj, paguhet që jeta jonë dhe e fëmijëve tanë të jetë e sigurt, e qetë, o Zot doja të thoja edhe e lumtur por nuk mund sepse lumturia është shumë larg prej asaj që ne përjetojmë çdo ditë.
Ndodhin edhe në botë krime të tilla? Ndodhin edhe në Amerikë?
O po e vërtetë që mund të ndodhin por këto gjallesat e matrapazuara që na tregojnë botën, nuk na thanë se çfarë ndodh në botë pasi ndodhin këto lloj krimesh!
Në fakt unë nuk dua të di a ndodhin në botë këto krime, unë nuk dua të di a ndodhin në Amerikë, unë po ashtu nuk dua të di a bëhen filma për to, unë dua të di përse ndodhin këtu.
Unë dua të di përse nuk më sigurohet jeta?
Unë dua të di përse nuk kam shëndetësi falas?
Unë dua të di përse më vidhen taksat?
Uën dua të di përse më vidhet puna?
Unë dua të di përse më vidhet e ardhmja e fëmijës?
Unë dua të di përse më vidhet idenditeti?
Unë dua të di përse më vidhet shteti?
Uën dua të di përse më vidhet kombi?
Unë dua të di përse më vidhet e drejta?
Unë dua të di përse më vidhet xhepi?
Unë dua të di përse më vidhet dinjiteti?
Unë dua të di përse më shitet politikani?
Uën dua të di përse më drejton i paafti?
Unë dua të di përse më komandon i huaji?
Unë dua të di përse më vështirësohet jeta?
Unë dua të di përse më vidhet vota?
Unë dua të di përse më mohohet e vërteta?
Unë dua t’i di të gjitha këto.
Shkrime
Ne jemi me policinë. Po policia me kë është?

Pse testi i drogës nisi dhe nuk bitisi? A do të rinisë testi drogës?
Po kështu me gjurmët e gishtave në 2013. Kur po dilnin shumë të daktiloskopuar nga policitë europiane, kontrolli u ndërpre. Do të rinisë ky proces?
Në interpol tirana para pak vitesh u emërua një person i skeduar për drogë në një vend perendimor. Pati brerje ndërgjegje në vetvete dhe u dorëhoq. Përndryshe do të vazhdonte punë i qetë aty.
“Ne jemi gurët ju sipër nesh jeni uji! Uji ikën ne mbetemi” – thoshte një polic për drejtuesit politikë që shkojnë dhe vijnë!
Sado e përsosur të bëhet drejtesia e re, pa policinë është si pedale pa zinxhir. Është policia që i jep lëndën e parë Drejtësisë. Nëse policia ofron krundre mos të presim që Drejtësia të nxjerrë nga furra e saj “bukë gruri”
Shkrime
Artan Fuga: Shqiptari punon kot

Shkrime
O ju hapsha trutë, hipokrita

Shkrime
Të gjithë hallexhinjtë në një dosje të ish sigurimit

Nga Astrit Patozi
Po të jetë për mua, dëshirën e kam qê Ilir Meta të mos ketë qenë bashkëpunëtor i Sigirimit të Shtetit, por i gjithë ky debat të jetë fryt i një gabimi të qëllimshëm ose jo me dosjen e tij. Jo se më dhimbset ai, pasi mendoj se ka pasur mundësi të bëjë plot gjëma të tjera gjatë këtyre 30 vjetëve, për të cilat, jo vetëm nuk është ndëshkuar kurrë, por përkundrazi është graduar dhe lartësuar në vijimësi.
Por mendoj se do të ishte shumë e rëndë për shoqërinë shqiptare të mësonte papritur se njeriun, të cilin në kaq shumë vite e kemi pasur President, Kryeministër, Kryetar Parlamenti dhe gjithçka tjetër, si askush përpara tij, që nga koha e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe e Enver Hoxhës, ta ketë nisur rrugëtimin e tij politik si spun i rëndomtë i shokëve të klasës.
Do të ishte poshtëruese për gjithë këto dekada rraskapitëse, edhe pse shtetit gjysëm demokratik dhe gjysëm qesharak, që kemi ndërtuar, i pikon çatia edhe në vrima të tjera. Ndaj edhe dua në vetvete që mundësisht të provohet e kundërta. Por dëshira ime është një gjë, ndërsa e vërteta një gjë tjetër.
Reagimin e vetë Ilir Metës, megjithë rezervat dhe boshllëqet e mëdha që kërcasin dhe të bëjnë të dyshosh edhe më shumë se ditën e parë, kur ai zgjodhi të heshtte, i gjej brenda natyrës së tij dhe po ashtu në përputhje me ligjësitë e një politike të njohur dhe kronike, që mbi të gjitha nuk ka asnjë respekt për faktet.
Tek e fundit, ndoshta atij nuk i mbeteshin shumë zgjidhje, ndaj edhe duhet mirëkuptuar. Por edhe pse tema është e goxha e nxehtë dhe sensitive, prapëseprapë nuk e shikoj sot si njeri në hall të akuzuarin e ditës me incialet I.M.
Pas 11 vjetësh, mendoj se Ilir Meta ka arritur të ketë shumë më tepër mbështetës publikë, se sa kishte në vitin 2011, kur u shfaq ajo videoja e famshme me të ndjerin Dritan Prifti. (Ambasadori Nesho ndoshta do të na e shpjegonte këtë fenomen me efektet shpërthyese të popullit të 2 marsit).
Dhe të mendosh që ajo pavarësisht përmbajtjes së rëndë dhe kompromentuese, ishte gjithësesi një bisedë e përgjuar. Kurse tani jemi përballë një dokumenti shtetëror. Dhe pyetja është se çfarë duhet të bëjë dikush më shumë që të konsiderohet të paktën i dyshuar nga një kategori e caktuar politiko-mediatike. Mbase të vrasë dikë live tek sheshi “Skënderbej”, në prani të më shumë se 100 dëshmitarëve, me kushtin që asnjëri prej tyre të mos i përkasë partive të lirisë.
Në këtë kuptim, Ilir Meta duket se ka bërë hapa përpara gjatë këtij dhjetëvjeçari, jo vetëm se i ka shtuar karrierës së vet dy nga postet më të rëndësishme të shtetit, por sidomos se i janë bërë më të shumtë “guximtarët”, të cilët janë gati të mos skuqen e zverdhen fare duke e marrë përsipër atë edhe për skutat më të errëta të jetës së tij. Për të cilat mbase edhe njerëzit më të afërt të familjes do të hezitonin, sepse historia famëkeqe e Sigurimit të Shtetit është e mbushur plot me inçeste te tmerrshme politike.
Këta po që më dhimbsen, natyrisht, jo të gjithë me të njëjtën masë, sepse e ka secili një koeficient të vetin në varësi të hallit apo interesit të momentit, por ndoshta edhe të kapacitetit për të gëlltitur turpin me bukë, duke i thënë ik tutje çdo nocioni të logjikës më elementare, që i dallon qeniet e qytetëruara nga të tjerat.
Jo Ilir Meta, por ata janë të pashpresë dhe me ta nuk ka asnjë vlerë debati. Se në fund fare pasi të të kenë lodhur me kapërcimet psikoanalitike mund të të thonë që këta po vjedhin me inceneratorët dhe ti mbetesh pa tekst. Dhe është e kotë t’ua kthesh, që jo vetëm me inceneratorët, por në çdo qelizë të jetës ekonomike të vendit rilindasit e Edi Ramës janë duke bërë kërdinë, madje tani më shumë se dikur, ngaqë janë edhe vetëm, pa aleatët e dikurshëm të LSI-së.
Sepse kjo nuk na jep imunitet asnjërit prej nesh që të mos na quhen krimet apo poshtërsitë e sotme apo të dikurshme, aq më tepër ato që mund t’i kemi kryer shumë kohë përpara se Ilir Meta me disa heronj të tjerë të na sillte demokracinë në Shqipëri, këtu e 32 vjet të shkuara.
-
Kronike8 hours ago
Detaje nga vdekja e çiftit shqiptarë në New York
-
Kronike9 hours ago
E trishtë/ Në ditën e lindjes aktori shqiptar vetëvritet së bashku me gruan
-
Politike4 hours ago
Begaj formon skuadrën e tij këshilluese, ja emrat
-
Kronike6 hours ago
Intervista e aktorit që i dha fund jetës së bashku me gruan shtatzënë
-
Aktualitet8 hours ago
Dy të rinj ngacmuan gra të martuara, sherr me burrat
-
Kronike7 hours ago
I ngacmoj të dashurën, shqiptari plagos italianin
-
Kronike5 hours ago
Akuzohen për vrasje,10 mijë paund shpërblim për kapjen e dy shqiptarëve
-
Kosova6 hours ago
Hyri në Kosovë si spiune, gazetarja ruse shpallet e…