09/06/2021 , 13:40

Maurizio Sarri rikthehet në Serie A, Lazio e zyrtarizon me një… cigare

Maurizio Sarri do të jetë trajneri i Lazios në dy sezonet e ardhshme. Bisedimet e shumta mes drejtuesve Lotito-Tare dhe agjentit Fali Ramadani janë finalizuar me një akord deri në vitin 2023.

62-vjeçari ka firmosur kontratën me klubin italian, që ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të zyrtarizuar marrëveshjen. Një emoji cigare ka postuar Lazio në Twitter.

Kush ka për të ndezur?”, lexohet në postimin e bardhekaltërve, që i referohen fiksimit të trajnerit për të konsumuar cigare.

Rikthim në Serie A për Sarrin, i cili ka drejtuar më parë skuadrat e Empolit, Napolit dhe Juventusit. Me këta të fundit fitoi titullin kampion (2020).

Related Posts

Kategorite

BIoscalin