Connect with us

Aktualitet

Mbahet konferenca shkencore për nder të akademikut Petrit Radovicka, të pranishëm shumë personalitete të njohura

Published

on

Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar të Digave të Mëdha, zhvilloi sot, më 09 tetor 2020 konferencën shkencore-jubilare në kuadër të 100-vjetorit të lindjes të akad. Petrit Radovicka.

Në këtë konferencë, ishin të pranishëm figura të shquara të vendit tonë, si Presidenti i Republikës së Shqipërisë,z.Ilir Meta, kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skendër Gjinushi, kryetari i KKMD-së, z.Arjan Jovani, përfaqësues të familjes së akademikut dhe profesorit Petrit Radovicka, akademikë të shquar dhe inxhinierë.

Në këtë event Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, vlerësoi kontributin e prof Radovickës , veprat e tij hidroenergjetike, si treguesi më i qartë i rolit dhe efektivitetit të shkencës në zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e cilësisë së jetesës në vend.

 “Shoqëria i ka borxhe njerëzve të shkencës e të dijes, ne të gjithë i jemi borxhlinj e mirënjohës akademikut Petrit Radovicka, të gjithë atyre që e ngritën shkencën shqiptare, në nivelin e kohës” u shpreh ai.

Gjatë kësaj ceremonie, Kreu i Shtetit Meta vlerësoi shkencëtarin dhe projektuesin e veprave hidroenergjetike, Profesorin Petrit Radovicka (pas vdekjes) me mirënjohjen “Nderi i Kombit”

Për kontributin e tij si shkencëtar, projektues, drejtues e zbatues i veprave më të rëndësishme të hidroenergjetikës së vendi; personalitet me merita të jashtëzakonshme në themelimin dhe drjejtimin e institucioneve më të larta të dijes dhe shkencës; simbol dhe përfaqësues i disa brezave të intelektualëve shqiptarë; që ndërtuan vepra të mëdha; hartues i skemës së sistemit unik energjetik të Shqipërisë dhe ideator e realizues i skemës së shfrytëzimit optimal të burimeve ujore të Shqipërisë, si dhe përfaqësues i denjë i shtetit shqiptar në organizata dhe institucione shkencore ndërkombëtare”.

Gjithashtu në fund të këtij eventi u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Akademisë së Shkencave dhe Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha.

Kjo marrëveshje ka për qëllim rregullimin ndërinstitucional midis palëve, si dhe fokusohet në disa drejtime të rëndësishme sic janë:

Hartimi dhe propozimi për miratim të akteve rregulluese për standardet teknike dhe ligjore të domosdoshme  për projektimin, monitorimin, shfrytëzimin dhe rritjen  e jetëgjatësisë   së  digave të mëdha e të vogla të vendit, në përputhje  me standardet  bashkëkohore europiane e ato të miratuara  nga Komiteti Ndërkombëtar për Digat e Mëdha;

Organizimi i veprimtarive të përbashkëta shkencore: konferenca, forume, konsultime  etj., për çështje  të digave e të lidhura me to; për nderimin, vlerësimin  dhe evokimin e meritave të figurave të shquara akademike dhe inxhinierike në fushën e projektimit dhe ndërtimit të digave, posaçërisht të hidroenergjetikës; si dhe për bërjen të njohur të rëndësisë  shkencore  dhe ekonomike të  veprave të  mëdha ujore të sistemit unik energjetik dhe të atyre të bujqësisë;

 Vendosja  e një bashkëpunimi  afatgjatë e të institucionalizuar midis Akademisë së të Rinjve dhe Forumit të Inxhinierëve të Rinj të Digave, që funksionon  pranë KKDM; duke përfshirë  të drejtën e propozimit për anëtarësime të ndërsjellta mbi bazën e meritës dhe perspektivës;

Krijimi i skuadrave dhe sinergjive intelektuale për të ndikuar në mirëqeverisje për çështje me karakter strategjik, si: aktivizimi i burimeve natyrore përpjesëtimisht me mbrojtjen e ekosistemeve; ndryshimet në hidrologjinë e rajoneve ku janë ndërtuar diga të reja; kryerja e përgjegjësive që rrjedhin  prej marrëveshjeve  të  trashëguara  ndërujore  dhe  ndërkufitare   me  vendet fqinje  (Greqia,  Mali  i  Zi, Kosova,  Maqedonia e Veriut); nismat  për regjistrimin  e  trashëgimive  natyrore  dhe atyre  të  krijuara nga  dora  e njeriut në listat e kryeveprave në ruajtje nga UNESCO.

Krijimi i një inventari shterrues për digat e Shqipërisë që shfrytëzohen për furnizim me ujë të pijshëm, për ujitje të  tokave dhe për  qëllime hidroenergjetike; për  gjendjen e  tyre teknike, për problemet dhe perspektivën.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Aktualitet

Kembimi valutor 18.08.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i Motit 18.08.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

Vrasjet në vend, Hoxha: Shteti një agjenci funerale

Published

on

By

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka reaguar pas vrasjeve që tronditën vendi tonë në 24 orët e  fundit, me bilanc katër të vdekur.

Hoxha, referuar atentatit të Vlorës, thotë se bilanci i krimeve të rënda mafioze është më shumë se tragjik. Sipas tij, në nivelet e larta të krimit të organizuara po ndodhin beteja të pamëshirshme, duke theksuar se ka ndryshuar hierarkia drejtuese e krimit për te paktën një dekade në vazhdim.

Ai shton se po bëhet një luftë e frikshme për territor që ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa shteti thekson Hoxha “nuk është as spektatore, por një agjenci funerale, që i duhen marangozë për të përballuar fluksin e të vdekurve”.

“Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi urën e Fushe Krujës, shkrova ketë status, ..:

Për fat te keq, vetëm një muaj pas, pas atentatit të sotëm në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze është me shume se tragjik.

Nëse në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh një beteje e pamëshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkinë drejtuese për te paktën një dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashtë kontrollit, ku shteti tashme nuk është as spektator, por nje agjenci funerale qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangozë të zote për te përballuar fluksin e te vdekurve…”, shkruan Hoxha.

Continue Reading

Aktualitet

Emrat/ Identifikohen dy viktimat e atentatit në Vlorë

Published

on

By

Halim Xhezo dhe Shpati Lena janë dy personat e mbetur të vrarë mëngjesin e sotëm në një atentat në mbikalim të Panajasë në Vlorë.

Vëllai i viktimës shtetasi Eduart Xhezo dy vjet me pare ka vrare shtetasin Arben Beqiri.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë në rrethana të paqarta. Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Dyshohet se brenda mjetit ndodhen tre persona që kanë humbur jetë.

Më herët është raportuar për dy të vrarë dhe një të plagosur, ndërsa sikundër edhe policia e konfirmoi, viktimat ndodhen ende në mjet.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se pista kryesore që po hetohet, është prishja për pazare droge mes dy grupeve.

Aatentati është bërë nga tre persona, të cilët kanë ndpajekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit te automjetit dhe dy në rolin e qitësit.

Policia bëri me dije se gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorëve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me 3 armë zjarri automatike. Ndërkohë, një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa u gjet duke u djegur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe dyshohet se u përket autorëve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Mjekët ndihen të vlerësuar nga pacientët, nga politika jo

Published

on

By

Pa Filtra, Mjeku Nini Dede: Mjekët ndihen të vlerësuar nga njerëzit, pacientët, nga politika aspak!

I ftuar i gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion mjeku i njohur Nini Dede tha se nuk është e lehtë të punosh kur të tjerët pushojnë, por ja që profesioni i mjekut të cilin e kam zgjedhur me pasion e dashuri e do që të punohet për ti ofruar kura e shërim pacientëve të cilët në sezone festash e pushimesh janë më të shumtë.

Doktor Dede tha se sapo është diplomuar ka filluar punën si mjek dhe e bën atë me pasion dhe i motivuar maksimalisht në shërbim të njerëzve.

I pyetur nga gazetari Nura nëse ai dhe kolegët e tij ndihen të vlerësuar nga njerëzit, shoqëria, doktor Dede tha shoqëria përgjithësisht i vlerëson dhe respekton mjekët të cilët kryejnë një punë jo të lehtë në shërbim të tyre.

Personalisht – tha Doktor Dede – jam ndjerë i vlerësuar nga njerëzit me të cilët kam patur të bëj dhe i kam shërbyer me devotshmëri.

Pyetjes së gazetarit Nura nëse mjekët janë të vlerësuar sa duhet dhe si duhet nga politika dhe administrata, doktor Dede tha se nga politika jemi të keqkuptuar dhe të pavlerësuar sa duhet! Jo rastësisht – tha doktor Dede – mjekët në shumicë po zgjedhin të lënë shtëpitë e tyre në atdhe dhe të shkojnë e punojnë gjetkë!

Sipas doktorit Dede nevojiten politika proteksioniste dhe motivuese ndaj mjekëve që ata të mos braktisin vëndin e tyre dhe të punojnë këtu të mirë vlerësuar.

Doktor Dede tha se ishte gjuthashtu një qytetar i përgjegjshëm dhe i angazhuar me Partinë e Ballit Demokrat ngase kishte adhuruar themeluesin e kësaj partie historike, intelektualin Mithat Frashëri.

Nini Dede tha se filozofia politike e Mithat Frashërit e frymëzonte edha tani atë dhe shumë anëtarë dhe mbështetës të rrugës së tij politike me partinë aktuale.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING