Kronike

Mbanin lëndë plasëse në banesë, arrestohen dy vëllezërit

Ditën e sotme, policia e Sarandës, ka vënë në pranga dy vëllezër, pasi mbanin lëndë plasëse në banesë.

Sipas informacioneve të policisë, gjatë një kontrollit të bërë në banesën e tyre, janë gjetur 5 kallëpe tritoli, 7 kapsolla detonatorë dhe 3 krehra me municion luftarak.

Sakaq është shpallur në kërkim dhe një 26-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive.

Materialet procedurale, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

“Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, e bazuar në inteligjencën policore, parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse. Sekuestrohen 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak. Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 5”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër), të cilët mbanin në banesa, lëndët plasëse, me qëllim shitjen. Shpallet në kërkim një 26-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, që dyshohet se do të përdorej nga grupet kriminale. Procedohet në gjendje të lirë dhe një 58-vjeçar, pasi në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.

TRENDING

Exit mobile version