Sport

Mbappe i përulet Messit: Ai e meritoi Topin e Artë, është më i miri nga të gjithë

Njëmbëdhjetë muaj më parë në Katar, Argjentina mundi Francën me penallti në finalen e Kupës së Botës dhe fitoi trofeun e tretë.

Një muaj më parë Lionel Messi fitoi Topin e Artë të 8-të në Paris për shkak të suksesit të Kombëtares së Argjentinës. I dyti në votim ishte Erling Haaland dhe i treti  Kylian Mbappe.

Shumë kanë vënë në pikëpyetje nëse Messi e meritonte Topin e Artë, por ish-bashkëlojtari i tij në Paris Saint-Germain Kylian Mbappe ka një mendim tjetër: “Unë nuk jam dikush që ka frikë të flasë. Messi e meriton. Natën e finales së Kupës së Botës, e dija tashmë se kam humbur përveç Kupës së Botës dhe Topit të Artë”.

Më pas ai theksoi: “Messi është një nga më të mëdhenjtë në histori, nëse jo më i miri për mua. Haaland pati një sezon të mrekullueshëm dhe po ashtu edhe unë. Por ajo që kemi arritur nuk ka të njëjtën peshë si fitimi i një Botërori”.

Kujtojmë që Kylian Mbappe udhëhoqi Francën në finale, por skuadra e Messit pati më shumë fat dhe fitoi titullin në finalen e 18 dhjetorit 2022 me penallti.

TRENDING

Exit mobile version