Sport

Mbappé, Vlahovic, Arabia Saudite, zemërimi i Al Khelaif dhe efekti domino për Juventusin

Qendërsulmuesi i PSG-së tashmë ka një marrëveshje me Realin për vitin e ardhshëm dhe mbetet i hutuar për të ardhmen në Ligën Saudite, teksa dhe klubi i Juventusit ka dalë e ‘sheh në dritare’

Nëse do të jetë efekti domino… ashtu si Real Madridi, edhe skuadrat e tjera kryesore po nxitojnë të zgjidhin enigmën…

Ardhja e Mbappe në Madrid është një lloj sekreti i hapur: të gjithë e dinë se do të jetë merengue, mbetet vetëm të kuptojmë se kur. Dhe është pikërisht kjo marrëveshje pak a shumë e heshtur midis fenomenit dhe presidentit të galaktikës që ka tërbuar Nasser Al Khelaifi, i cili pasi humbi shpresën për ta mbajtur në Parc des Princes, ka vetëm një qëllim: të sabotojë uljen e tij në Madrid.

Oferta rekord e Al Hilalit prej 300 milionë eurosh duket e pranuar nga PSG, por ofertat e shumta nga klube të ndryshem e kanë nervozuar Real Madridin.

Dhe është për të gjitha këto arsye beteja (e cila, pra, mund të arrijë edhe në gjykatë) premton të jetë e gjatë.

Mbappe, efekti domino dhe Vlahovic

Dhe do të ishte pikërisht në atë moment, gjë që nëse nuk ka ndodhur tashmë, efekti domino do të mund të lëshohej nga Al Khelaifi, i cili do të përpiqej të sillte Victor Osimhen në Paris ose, nëse do të kishte ende kohë, t’i frynte zjarrit të Harry Kane me Bayern Munich, i cili, nëse do të humbiste uraganin anglez, do t’i drejtohej Dusan Vlahovicit. Qendërsulmuesi i Juventusit, i cili nga ana tjetër,  mund të përfshihej në radarin e Real Madridit, por vetëm në rast se Mbappé do të tradhtonte sërish Florentino Pérez. Dhe e vërteta është se këtë herë duket shumë se e pamundura mund të ndodhë.

Arabia Saudite ka vendosur “të djegë” merkaton e verës, teksa Al Hilal ka bërë një ofertë të parezistueshme për Kylian Mbappe. Në total arabët janë të gatshëm të harxhojnë 1 miliardë euro për këtë operacion. Ata kanë bërë një ofertë prej 300 milionë eurosh për të marrë lojtarin për një sezon nga PSG-ja, teksa paga e tij për vetëm 12 muaj do jetë 700 milionë euro, ose e thënë ndryshe 13.4 milionë euro në javë. Sulmuesi ka kontratë me PSG-në deri në verën e 2024, teksa nuk kërkon të rinovojë. Për këtë çështje në Paris e kanë bërë “non-grata” lojtarin, duke mos e marrë në turneun e Azisë. PSG kërkon ta shesë lojtarin dhe të përfitojë diçka këtë sezon, pasi në merkaton e verës 2024 ai do të largohej falas. Me Arabinë që është një “minierë ari”, PSG kërkon të arkëtojë shumën e majme dhe më pas të lërë të lirë lojtarin. Kësisoj, Mbappe ka shanse që verën e 2024 të lërë arabët dhe të bashkohet falas me Real Madridin, një transferim i shumëpritur prej tij.

 

TRENDING

Exit mobile version