ITALI– Kanë nisur shpërndarjet e dozave të para të vaksinave të koronavirusit në disa vende të Bashkimit Europian.
Kamioni me 9,750 dozat e para të anti-vaksinës Covid të Pfizer-Biontech arriti në kazermat Tor di Quinto në Romë i shoqëruar nga forca të shumta policore.
Vaksina do të vendoset në spitalin Spallanzani në Romë ku nesër do të kryhen vaksinimet e para. Lajmi është konfirmuar edhe ministri Luigi Di Maio. “Vaksinat e para për personelin mjekësor, siç është premtuar”, shkruan ai në një postim në Facebook.
Franca dhe Greqia, po ashtu njoftuan mbërritjen e vaksinave të para në vendin e tyre.