Ekonomi

Mbështetje Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së/ Gjermania, mbi 1 miliard euro financime direkte ndër vite

/ATSH/ “Përgjatë 32 viteve bashkëpunim dhe përmes finalizimit të negociatave dypalëshe sot, jemi të lumtur që morëm një tjetër konfirmim nga qeveria gjermane se mbetet e vendosur të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian”.

Kështu u shpreh sot Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila u ndal te bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Denaj theksoi se Gjermania ka mbështetur Qeveritë shqiptare ndër vite me financime direkte projektesh në infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik me vlerë mbi 1 miliard euro.

Këto financime janë adresuar me fokus për përmirësimin e sektorit privat agro dhe rural; furnizimit me ujë dhe kanalizime dhe menaxhimit të mbetjeve të ngurta dhe energjisë së rinovueshme.

Po ashtu, këto fonde kanë pasur si fokus edhe arsimin dhe aftësimin profesional.

Denaj tha se vetëm në dy vitet e fundit 20 qytete kanë përfituar infrastrukturë ujore të përmirësuar.

Po ashtu, Ministrja theksoi se 6500 njerëz janë punësuar dhe ndihmuar me grante në hapjen e një biznesi./m.m/j.p/r.e/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version