Kosova

‘Mbetjet e Millosheviçit shkaktojnë agresion në Kosovë’

“Sulmi terrorist në veri të Kosovës kundër policisë ka qënë praktikë e Serbisë që në kohën e kriminelit të luftës Slobodan Millosheviç” – Keshtu tha politologu boshnjak Jasmin Mujanoviç, i cili kujton disa periudha historike kur Serbia kishte hartuar plane sekrete për të dëbuar me forcë popujt joserbë nga rajoni.

“Ndërsa jemi ende në procesin e zbardhjes së fakteve të sakta të sulmit paraushtarak nacionalist serb në Kosovë, është e rëndësishme të kujtojmë se aparati serb i sigurisë ka përdorur prokurë dhe grupe kriminale për të nxitur dhunën që nga vitet 1990, me plane origjinale që datojnë që nga viti 1995 deri në vitet 1980” – ka shkruar Mujanoviç në një analizë për situatën aktuale. Ai gjithashtu publikoi një plan që Millosheviçi përdori për të instaluar dhunë nga përfaqësuesit e zgjedhur serbë.

“Shprehja më e qartë e kësaj strategjie ishte Plani RAM (i njohur gjithashtu si Rampart-91), i zhvilluar nga udhëheqja ushtarake dhe e inteligjencës e Beogradit nën Millosheviçin, i cili parashtroi një plan për shpërndarjen e armëve dhe pushtimin e territoreve në Kroaci dhe Bosnjë nëpërmjet përfaqësuesve vendas,” – tregoi Mujanovic.

RAM, tha ai, përfshinte një qasje shkencore pothuajse të çoroditur se si mund të përdoreshin mizoritë-përfshirë vrasjet, torturat, dhunën seksuale për të eliminuar popullsinë joserbe të këtyre zonave, me fokus të veçantë në shfarosjen e muslimanëve, sidomos në Bosnje.

Mujanovic thekson se Kosova ka pasur edhe një përvojë nga Bosnja, ku shqiptarët kanë jetuar në një kamp përqendrimi gjatë regjimit të Milloshevicit dhe shtoi se akuzat e Kosovës se Serbia sponsorizoi sulmin terrorist në veri janë të bazuara në histori.

TRENDING

Exit mobile version