Rajon

Mbjelli parcelë me kërp në Greqi, arrestohet shqiptari

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap në një plantacion me kërp në malin Aigaleo.

Pas kontrollit në shtëpinë e shqiptarit, u gjetën dhe sekuestruan pajisje të përdorura për mbjelljen dhe kultivimin e fidanëve të kanabisit. Në plantacionin me lëndë narkotike, u shkulën gjithsej 177 fidanë me lartësi deri në 2 metra, ndërsa është konfiskuar dhe një makinë e përdorur për trafikun e drogës.

I arrestuari u dërgua në Prokurorinë Penale të Athinës.

TRENDING

Exit mobile version