NTV
No Result
View All Result
25/02/2021 , 23:27
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
25/02/2021 , 23:27
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbrojnë zemrën dhe trurin, këto janë ushqimet që nuk duhet t’i ndani nga dieta juaj e përditshme

by Kasaj
18/01/2021 , 15:48
Mbrojnë zemrën dhe trurin, këto janë ushqimet që nuk duhet t’i ndani nga dieta juaj e përditshme
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

A keni dëgjuar për Dietën e Trurit? Bëhet fjalë për një regjim ushqimor të shëndetshëm për trurin dhe zemrën.

Tre vjet më parë, një grup ekspertësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiluan pikat kryesore të këtij regjimi që synon të mbrojë trurin nga sëmundje si Alzheimeri.

Vendimi erdhi pas zbulimit të një lidhje të fortë mes ushqimit dhe shëndetit të trurit.

Sipas shkencëtarëve, disa ushqime të shëndetshme arrijnë të ulin rrezikun e Alzheimerit deri në 50%.

Ky zbulim është shumë i rëndësishëm për mirëqenien mendore.

Çfarë Është Ushqyerja Për Trurin?

Ky regjim ushqimor ka si objektiv parandalimin e sëmundjeve nervore dhe ato kardiovaskulare.

Theksi qëndron tek drithërat e plota, produktet e bulmetit pa yndyrë, kripa e kufizuar, perimet, frutat, arrorët dhe proteina.

Ushqime të tilla të shëndetshme synojnë të mbrojnë zemrën dhe trurin nga sëmundjet.

Ushqimet Për Trurin Dhe Zemrën

Sipas studiuesve, çdo ditë njeriu duhet të hajë një sallatë me barishte, një racion me perime, tre racione me drithëra të plota.

Në shumicën e ditëve të javës, njeriu duhet të hajë arrorë, fasule, bishtajore.

Mishi i shpendëve dhe frutat e pyllit, veçanërisht boronicat dhe luleshtrydhet, duhen ngrënë dy herë në javë, ndërsa peshku një herë në javë.

Vaji i ullirit duhet të jetë yndyra e vetme që mund të përdoret në gatim

Po Mishi i kuq?

Mishi i kuq duhet ngrënë shumë rrallë ndërsa për gjalpin sa më pak.

Një racion djathë duhet konsumuar një herë në javë, ndërsa ushqimet e skuqura, të shpejta, ëmbëlsirat e blera në market nuk duhen konsumuar.

Lidhja Mes Trurit Dhe Stomakut

Truri dhe stomaku janë të lidhur fort me njëri tjetrin, ndaj ushqimet që hamë kanë një ndikim të madh tek truri.

Përveç ushqyerjes, duhet të siguroheni të mbani një trup dhe një mendje aktive, të flini siç duhet, të përpiqeni të mos stresoheni./AgroWeb.org

 

Related Posts

Humb jetën punonjësi në kantierin e aeroportit të Kukësit, detajet e para
Aktualitet

Humb jetën punonjësi në kantierin e aeroportit të Kukësit, detajet e para

25/02/2021 , 14:44
Emigrimi si zgjidhje, ja çfarë thonë ata që u kthyen në Shqipëri
Aktualitet

Emigrimi si zgjidhje, ja çfarë thonë ata që u kthyen në Shqipëri

25/02/2021 , 14:01
Portali “Mësues për Shqipërinë”/Ministrja Kushi: “Punësimi i mësuesve, bazuar në meritokraci dhe transparencë”
Aktualitet

Skenari i kombinuar/ Kushi përcjell momente nga procesi mësimor, apel për respektimin e masave anti-COVID

25/02/2021 , 13:50

Recent Posts

  • SHBA – Arrin në 506 000 numri i viktimave Covid
  • STUDIMI – Vaksina Johnson & Johnson mbron 100% nga Covdi, 28 ditë pas marrjes së dozës
  • Mali i Zi merr dërgesat e para të vaksinës ruse ‘Sputnik V’
  • Bilanci në Kosovë/ Sërish shënohet rritje, 437 regjistrohen pozitiv me Covid-19, ndërrojnë jetë 5 të tjerë
  • Yuri Kim takon Bashën: Theksova që SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë

Kategorite

  • Aktualitet (1,934)
  • Bota (1,928)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (237)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (121)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (297)
  • Kronike (702)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (651)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (117)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,305)
  • Politike (904)
  • Rajon (174)
  • REAGIM (119)
  • Shendeti (433)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (73)
  • Sport (392)
  • Videonews (370)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!