Kosova

‘Mbrojtja civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ shpallen Organizata terroriste

Qeveria e Kosovës ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.
Kryeministri Albin Kurti tha sot se këto organizata përfaqësojnë një “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe rendin kushtetues” të Kosovës.
Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme Sveçla u shpreh se këto dy organizata po kryejnë aksione të drejtpërdrejta terroriste kundër Kosovës.

Sveçla tha se secili që është pjesë e këtyre organizatave do të jetë subjekt i hetimit dhe përndjekjes së organeve të drejtësisë.

“Janë organet adekuate që bëjnë vlerësimet e nevojshme për secilin akt dhe secilin pjesëmarrës të këtyre organizatave”, tha ai.

Pro këtij vendimi ishte i gjithë kabineti qeveritar, përveç ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.

Gjatë diskutimit, Rashiq tha se duhet kuptuar se në vend që të gjendet një mënyrë e komunikimit dhe lidhje të mirë me qytetarë, ato çdo ditë po ndërpriten

 

TRENDING

Exit mobile version