Aktualitet

Mbyllet kampi ”Al Hol”: Kurdët presion shteteve për tërheqjen e qytetarëve të tyre

Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi  këtë të martë në një intervistë për Abc e Mëngjesit ka theksuar se autoritetet kurde kanë kërkuar nga vendet që kanë shtetas në Siri që të bëjnë tërheqjen e tyre.

Kampi Al Hol do të mbyllet së shpejti dhe të gjithë personat që ndodhen aty do të shkojnë një një kamp tjetër, që njihet si Roi. Autoritetet kurde nuk kanë mundësi ekonomike që ta mbajnë hapur kampin Al Hol.  Kjo është një rrugë që është ndjekur dhe më parë nga autoritetet kurde, për të kthyer në vendet e tyre gratë dhe fëmijët e ngelur në Siri. Theksoj se ka qenë një kërkesë ndaj shteteve që kanë banorë në këtë kamp, dhe Shqipëria është përgjigjur kësaj kërkese, ne kemi ndihmuar në lehtësimin e kontakteve me autoritetet kurde që kanë dhe kampin nën kontroll.

Është një presion nga ana e autoriteteve kurde ndaj shteteve për të marrë shtetasit e tyre, pasi ka dhe raste që personat kanë shtetësi të huazuar siç është Franca dhe ato u kanë larguar shtetësinë duke mos u përgjigjur më. Por persa i përket Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë kanë shtetësitë e tyre, dhe pritet që të gjithë banorët që ndodhen në kampin Al Hol do të kthehen në vendin e tyre ndërsa pjesa e ngelur do të transferohet në kampin Roi”,

Sipas tij, së shpejti pritet që të gjithë vendeve që kanë pasur shtetas pjesëtarë në ushtrinë e ISIS, do ju kërkohet që të bëjnë tërheqjen dhe dënimin e tyre sipas drejtësisë.

“Sipas informacioneve se shpejti dhe luftëtarët e ISIS që janë në burgje, autoritete kurde kanë kërkuar që shtetet e tyre ti marrin dhe ti nxjerrin para drejtësisë këta persona që kanë shërbyer si ushtarë të ISIS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version