17/06/2021 , 1:00

Mbyllet numërimi në Prrenjas dhe Belsh, fiton Partia Socialiste

Partia Socialiste është fituese në Prrenjas dhe Belsh.

Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-në 53 në Prrenjas, ku PS fiton me 5315 vota. Partia Demokratike merr 2968, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, 1234 vota.

Po ashtu ka përfunduar numërimi i votave në Belsh. Nga rezultati, duket qartë se qytetarët e Belshit kanë zgjedhur Partinë Socialiste, më 5552 vota.

Partia Demokratike merr 3946 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 145 vota.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin