Mbyllet numërimi për kandidatët në Kolonjë, Olta Xhaça merr 87% të votave të socialistëve kolonjarë

Një rezultat të jashtëzakonshëm ka marrë Olta Xhaçka në zonën e saj në Kolonjë. Kandidatja për deputete e PS-së në qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, ka marrë besimin e 87% të socialistëve të Kolonjës. Nga 3175 vota për kandidatë në listën e PS-së, Xhaçka ka marrë 2762.

Kolonja është e para bashki e cila publikon numrin përfundimtar të votave për kandidatët duke e mbyllur kështu me sukses procesin.

 Sa i përket partive të tjera, në PD figurat e rëndësishme të ardhura nga Tirana si Edmond Spaho dhe Ervin Salianji janë mundur nga kandidatja lokale Marjeta Halili, e cila ka marrë 1667 vota nga 1997.

Edhe në LSI është vënë re i njëjti fenomen, ku Endrit Braimllari ka marrë vetëm 25 vota nga 661.

Kujtojmë e PS shënoi super rezultat në Kolonjë në zgjedhjet e 25 prillit, duke fituar jo vetëm garën por njëherësh duke rritur ndjeshëm numrin e votave të marra krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017.

Në Kolonjë, rrethi, i dyti më i madh në vend për nga shtrirja territoriale, sipas informacioneve zyrtare pranë ZAZ 75 në qarkun e Korçës, Partia Socialiste ka marrë 53.3% të votave, përkundrejt 43% të votave të marra në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 apo 49% në zgjedhjet e 4 viteve më parë.

Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit u përfaqësua në Kolonjë nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka, e cila rikthehet në qarkun e Korçës pas dy mandateve si deputete e këtij qarku, në vitet 2009 dhe 2013.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin