Kronike

Me 1 kg kok*ainë, tenton t’i ikë postbllokut, efektivi qëllon për vetëmbrojtje, e plagos

Një operacion antidrogë u ndërmor në orët e vona të mbrëmjes së 21 marsit 2024 në Tiranë. Pikërisht në rrugën “Mihal Duri”, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve policia dhe agjentët e antidrogës kanë ndaluar një makinë pasi kishin informacion se po transportohej drogë.

Policia informon se ‘Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip “VolksQagen Tiguan” me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien  automjetin e sherbimit të policisë, informon policia.

NTV mëson se shoferi i makinës i identifikuar si Enea Sulejmani duke ecur indietro me makinë ka goditur 3 agjentë të antidrogës dhe ka dëmtuar makinën e policisë.

Polici qëllon për vetëmbrojtje
Në kushtet e vetëmbrojtjes një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës.

Gjatë tentativës për t’u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur” sqaron më tej policia.

Tre agjentët janë mirë, i plagosuri në spital
I plagosuri ka marrë plagë në kofshë dhe është dërguar menjëherë në  spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përpjasjes makina e policisë ka pësuar dëme të shumta, ndërsa policët janë rrëzuar për tokë, por për fat të mirë nuk raportohet për dëme serioze.

Në makine me 1 kg kokaine
Gjatë kontrollit të makinës u gjet një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë. Gjithashtu në automjet me Sulejmanin janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Drejtori i policise ne vendngjarje
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta, përfshirë edhe AMP-në. Në vendngjarje ndodhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj.

Tentoi t’i ikë postbllokut, polici qëllon trafikantin! Reagon Balla: Veproi sipas ligjit, iu kundërpërgjigj sulmit

Ndërsa Policia e Shtetit vijon goditjen e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike pak momente më parë gjatë një operacioni të njësisë për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, personat e dyshuar për trafikimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike në përpjekje për tu larguar kanë rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka vepruar sipas ligjit duke iu kundërpërgjigjur sulmit.

Si Ministër i Brendshëm duhet të rikujtoj se kushdo që nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të punonjësit të policisë, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën (siç ndodhi sonte) në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca është ZERO. Policia e Shtetit ka gjithë mbështetjen për të vijuar goditjen e krimit, në gjitha format e tij.

TRENDING

Exit mobile version