Kronike

Me armë me vete, 36-vjeçari tenton t’i ikë policisë në Vaun e Dejës! Momenti i arrestimit

VAU I DEJËS- Një 36-vjeçar është arrestuar në Vuan e Dejës, pasi ka qenë duke lëvizur me armë me vete.

36-vjeçari është lokalizuar në Fshat të Ri dhe sapo ka parë forcat e policisë ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga.

36-vjeçarit Sh. S., i është gjetur 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante pa leje. Në video shihet edhe momenti arrestimit të tij, ndërsa uniformat blu e shtrinë në tokë për t’i vënë prangat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

TRENDING

Exit mobile version