Kronike

Me armë në banesë, arrestohet 38-vjeçari në Sukth të Durrësit

Një 38-vjeçar është arrestuar në Sukth të Durrësit, pasi mbante në banesë armë pa leje.

Efektivët e policisë pasi kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e tij kanë gjetur 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 pushkë sportive dhe 1 thikë. Në pranga kë rënë Qani Hysa.

Siç shihet në pamje, ai i kishte fshehur armët në vende të ndryshme të banesës. Një prej policëve dallohet teksa nxjerr pushkën e fshehur në divan.

“Në kuadër të operacionit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, ushtruan kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në Sukth.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion luftarak”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version