16/06/2021 , 7:05

Me armë zjarri dhe fishekë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Një 38-vjeçar është arrestuar sot në Shkodër, pasi gjatë kontrollit policor, iu gjetën në makinë një armë zjarri dhe disa fishekë.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale H.N. është konstatuar në makinë, duke bërë lëvizje të dyshimta dhe pas kontrollit iu gjet arma e zjarrit.

I dyshuari do të hetohet nga Prokuroria e Shkodrës, për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:
Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si rezultat i kontrolleve të befasishme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi H. N., 38 vjeç, banues në lagjen ‘‘Tre Heronjtë“ Shkodër.

Gjatë patrullimit në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, shërbimet e Policisë, pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin