Sport

Me bluzën me Adem Jasharin, Ballist Morina i bashkohet festës kuqezi në “Air Albania”

    

Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak minuta nga nisja e sfidës mes Shqipërisë dhe Ishujt Faroe, nuk kishte si të mungonte në stadium Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballisti.

Këtë herë Ballisti është shfaqur me bluze me imazhin e Heroit Adem Jashari.

Ai shihet teksa takohet me tifozët që janë gati për festën që pritet në stadium për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024.

Ballist Morina është një nga tifozët më të zjarrtë të kombëtares shqiptare, i cili u bë i njohur në vitin 2014-të, kur futi dronin me flamurin etnik në stadiumin e Beogradit.

Duhet theksuar se ishte pikërisht ai dron “sebepi” i kualifikimit të Shqipërisë në kampionatin Europian të vitit 2016-të që u zhvillua në Francë.

TRENDING

Exit mobile version