Kronike

Me doza kokaine gati për shitje, kush është 19-vjeçari i arrestuar

Një 19-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Beratit pasi u kap me lëndë narkotike.

Haxhi Vrapi, u arrestua pas kontrolleve të shumta të policisë në disa fshatra, ndërsa të riut iu gjetën doza të shumta kokaine.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat mësohet se ka organizuar gjatë natës një aksion antidrogë në fshatrat: Samaricë, Drenovicë e Pobrat, fshatra të ish/njësisë administrative Kutalli në Dimal. Aksioni policor, ku u bënë bashkë forcat operacionale, forcat Shqiponja, efektivë të sektorit të antidrogës e krimit në DVP-në Berat, sipas burimeve-kishte si qëllim goditjen e kultivimit e shitjes së lëndëve narkotike.

 

 

Duke qenë se këtë vit në zonat Pobrat, Samaticë e Rërëz janë gjetur e asgjësuar sera me kanabis, “shtëpi bari” dhe shumë kilogram droge të presuar, mësohet se aksioni është përqendruar në sera, njësi tregtime e bare. Si rezultat i këtij aksioni, në fshatin Drenovicë është arrestuar në flagrancë me doza të konsiderueshme kokaine, gati për shitje,19-vjeçari Haxhi Vrapi, banues në fshatin Drenovicë.

TRENDING

Exit mobile version