Politike

Me ftesë të Begajt, Presidentja Osmani nis sot vizitën zyrtare në Tiranë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të nisë sot vizitën zyrare në Tiranë me ftesë të homologut Bajram Begaj. Osmani pritet të mbërrijë në orën 10:00 dhe do të pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj. Kjo është vizita e parë e Osmanit në Tiranë që prej abulimit të mbledhjes së dy qeverive, pas tensioneve në veri të Kosovës. Më pas Osmani do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit që do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Një takim ‘kokë më kokë’ është parashikuar edhe me kryeministrin Edi Rama në orën 12:30 në kryeministri, si edhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe Begaj do të marrin pjesë në një aktivitet me rastin e ditës së Nënë Terezës. Ndërkohë, presidentja e Kosovës do të jetë e pranishme edhe në vendosjen e kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Pas kësaj, Osmani do të niset drejt Beratit, ku do të zhvillojë një takim me Kryetarin Ervin Demo, i cili do t’i akordojë edhe titullin ‘Patron i Kalasë’ ,një titull që i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.

Ndalesa tjetër do të jetë në Durrës ku Osmani do të zhvilloj një takim me me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, Emiriana Sako si dhe do të vizitojë doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Axhenda e plotë e vizitës së Osmanit në Shqipëri

4 shtator

Ora 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ora 10.15-10.40 – Takim tete-a-tete midis Sh.T.Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 10.40-11.30  – Bisedimet dypalëshe midis dy delegacioneve të kryesuara nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës;

Ora 11.40-12.05 – Konferencë për shtyp dhe pyetje-përgjigje

(Shënim: Deklaratat e dy Presidentëve – nga dy pyetje nga gazetaret për secilin President)

Ora 12.30-12.45 – Takimi tête-à-tête midis Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 12.45-13.00 – Takim midis dy delegacioneve te kryesuara nga Sh.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 14:35-15:20 – Takim midis Kryetares së Kuvendit, SH.S.Znj. Lindita Nikolla dhe Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu

5 shtator

Ora 09:00 – 09.20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave

Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë

Vendi: Presidenca e Shqipërisë

Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkise, z. Andi Seferi dhe Komandantit të Gardës se Republikës, z. Gramos Sako

Nisja për në BERAT

Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo

Vendi: Bashkia e Beratit

11.30-11.45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’ Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’). Ky është një titull shumë i lartë ekskluziv,i cili i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.

NISJA PËR NE DURRËS

Ora 16.50-17.15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, zj. Emiriana Sako

Vendi: Bashkia Durrës

Ora 17.30 – Vizite ne piken doganore te Kosovës ne Portin e Durrësit

TRENDING

Exit mobile version